Parku Arkeologjik Apolloni
Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot. Themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s. gërmadhat e Apolonisë u zbuluan në fillim të shek. XIX. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve. Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peizazhet e mrekullueshme mbi fushën e Myzeqesë dhe Detin Adriatik nga njëra anë si dhe pozita e favorshme gjeografike pranë qyteteve të mëdha dhe plazheve të jugut nga ana tjetër e bëjnë Parkun Arkeologjik të Apolonisë lehtësisht të arritshëm për vizitorin dhe një destinacion të privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri.
Orari i vizitave
e Martë – e Shtunë 09.00 – 16.00
e Dielë 09.00 – 14.00
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel
Biletë për turistët vendas dhe të huaj 600 lekë
Biletë grup +12 500 lekë
Biletë e reduktuar -50% 300 lekë
Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 180 lekë
Biletë për femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Kategoritë dhe çmimet e biletave online
- Biletë individuale 500 lekë
- Biletë grup +12 400 lekë
BLI BILETËN ONLINE KLIKO KËTU
Kohëzgjatja e vizitës
Turi ne Parkun e Apolonisë zgjatë mesatarisht 1,5 orë. Maksimalisht 3 orë.
Çfarë mund të vizitohet:
Qëndra Monumentale (Agoraja e qytetit antik), Muzeu Arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë, Manastiri i Shën Mërisë, Teatri dhe Nimfeu.
Info të tjera
Mungonë infrastruktura për personat me aftësi ndryshe si në Muzeun Arkeologjik Apoloni (MAA) por edhe në territorin e Parkut.
Nuk ofrohet audioguidë por veç broshura në anglisht, frëngjisht dhe shqip si edhe shoqërim më anë të shoqëruesve (guida).
Në MAA (Muzeu Arkeologjik Apoloni) nuk lejohen kafshë dhe fotografi. Po ashtu në ambjentet e Manastirit (Kisha e Shën Mërisë dhe Trapezarisë).
Tualetet e Parkut gjenden brenda ambjenteve të manastirit të Shën Mërisë port ë tilla ofrojnë edhe lokalet (dy)e shërbimit në të cilat mund të drekohet apo edhe pihet dicka e ftohtë.
Parku arkeologjik Apoloni ofron guida në disa gjuhë (Anglisht, Frengjisht, Italisht dhe greqisht).
Nuk lejohen pijet, ushqimet dhe kafshët në ambjentet e MAA (Muzeut) kurse në ambjetet e sitit këto lejohen.
Ofrojme aplikacion Actionbound “Apollo Deus Solis” (Jemi të parët në Shqipëri që përdorim këtë aplikacion në dy gjuhë. Të rinjtë e jo vetëm zbulojnë Apoloninë nëpërmjet lojës dhe argëtimit.)
Çmimet jane te vlefshme deri me 31 gusht!
- IncludedParku Arkeologjik Apolloni
- Not IncludedBreakfastPersonal Guide5 Star AccommodationEntry FeesDeparture Taxes
TOUR LOCATION