Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Megjithatë, historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot. Duke filluar nga viti 1968, skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës pret me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folk-ut në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës. Njëkohësisht, gjatë këtyre viteve, mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshme kulturore. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.
Orari i vizitave
e Martë – e Shtunë 09.00 – 16.00
E dielë 09.00 – 14.00
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel
Biletë për vizitorë vendas dhe të huaj 400 lekë
Biletë grup +12 300 lekë
Biletë e reduktuar -50% 200 lekë
Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 120 lekë
Biletë për femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Kategoritë dhe çmimet e biletave online
- Biletë individuale 300 lekë
- Biletë grup +12 100 lekë
BLI BILETËN ONLINE KLIKO KËTU
Kohëzgjatja e vizitës
Kohëzgjatja e përafërt e vizitës është rreth 1 orë.
Çfarë mund të vizitohet:
Hyrja kryesore,
Tuneli i armëve,
Muzeu i armëve,
Burgjet e vjetër,
Sheshi i topave osmane,
Skena e festivaleve,
Kulla e sahatit,
Ndërtesat e kultit (tyrbete),
Furrat e bukës,
Hyrja nga “Pasha Kauri” etj.
Info të tjera
Kalaja Gjirokastër është e aksesueshme me mjet deri në hyrje dhe nga personat me aftësi të kufizuar.
Nuk ka audioguida.
Lejohen foto, shërbime të dedikuara fotografike, regjistrime, filmime, videoklipe, vetëm me leje nga Ministria e Kulturës.
Brenda ambjenteve të Kalasë, ka tualete.
Çmimet jane te vlefshme deri ne 31 gusht!
-
IncludedKalaja e Gjirokastrës
-
Not IncludedBreakfastPersonal Guide5 Star AccommodationEntry FeesDeparture Taxes
TOUR LOCATION
WRITE A REVIEW
You must be logged in to post a comment.
