Top
 

Parku Kombëtar i Butrintit

CultureTicketsAlbania.al / Parku Kombëtar i Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit

700 lek per person

Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në fund të gadishullit të Ksamilit, i cili ndan detin Jon nga liqeni i Butrintit. Ky sit, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri u shpall Monument Kulture që në vitin 1948. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s. Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës. Kufijtë e këtij Parku shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Krijimi i Parkut Kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Në këtë kuadër u krijua edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit, e cila luan një rol determinant për menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave të Parkut.

Orari i vizitave

e Hënë  –  e Dielë              09.00 – 19.00

Kohëzgjatja e vizitës

Vizita zgjat nga 1- 3 orë

Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel

Biletë individi vendas/ i huaj                                                                                     700 lekë

Biletë për grup vizitorësh +12                                                                                    500 lekë

Biletë e reduktuar                                                                                                        350 lekë

Biletë për kategorinë vizitorë “familje”                                                                    300 lekë

Bileta për grupe të organizuar nxënësish dhe studentësh shqiptarë                200 lekë

Fëmijët deri në 8 vjeç                                                                                                  Hyrja falas

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

  • Biletë individi vendas/ i huaj                                                                                    700 lekë
  • Biletë për grup vizitorësh +12                                                                                   500 lekë
  • Fëmijët deri në 8 vjeç                                                                                                Hyrja falas

 

BLI BILETËN ONLINE KLIKO KËTU

Çfarë mund të vizitohet:

Kulla venedikase

Tempulli i Asklepit

Teatri

Stoa helenistike, agoraja dhe forumi romak

Gimnasiumi

Pallati i Trikonkës

Pagëzimorja

Muret e qytetit, nimfeu romak dhe ura

Bazilika e madhe

Porta e liqenit (Skea)

Porta e Luanit

Pusi i Junia Rufinës

Akropoli

Kalaja dhe muzeu

Info të tjera

Vizita e personave me aftësi të kufizuar është e limituar deri në pjesën e sheshtë të qytetit antik tek monumenti i Bazilikës së madhe. Pjesa tjetër është terren më i thepisur dhe ka shumë shkallë.

Parku nuk disponon audioguida

Pijet alkoolike nuk janë të lejuara por në fund të vizitës ndodhet një ambjent shpëlodhës me ushqime të lehta dhe pije të ndryshme freskuese.

Kafshët lejohen por të zotët duhet të kujdesen për ta

Fotot lejohen përgjatë vizitës në sit por janë të ndaluara në Muzen Arkeologjik

Ndodhen 2 tualete në sit një sapo fillon vizita dhe tjetra në kala në fund të vizitës

Për më tepër informacion klikoni në: http://butrint.al/en/

Hënë – E Dielë 9:00 - 19:00
  • Departure Time
    9:00
  • Return Time
    19:00
  • Included
    Parku Kombëtar i Butrintit
  • Not Included
    Breakfast
    Personal Guide
    5 Star Accommodation
    Entry Fees
    Departure Taxes

TOUR LOCATION

WRITE A REVIEW

Overall
Site Review