Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”
Muzeu Kombëtar Ikonografik, “Onufri”, institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Kulturës ushtron aktivitetin e tij në kishën e rindërtuar në vitin 1797 në Lagjen Kala, e cila ka qenë katedralja e qytetit.
Katedralja është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh, që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike, të cilat i përkasin piktorëve ikonografë shqiptarë që krijuan në shekujt XIV – XX si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu) dhe të shumë piktorëve të tjerë anonimë. Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë të ekspozuara veprat më të mira të autorëve që përmendëm më lart si edhe vepra të autorëve të tjerë. Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikonostasin e praruar të kishës, të cilat janë vepra të piktorit Joan Çetiri. Në vitrina janë të ekspozuara edhe disa tekstile dhe objekte metalike, të cilat dëshmojnë për një traditë artizanale të një niveli të lartë të Trevës së Beratit.
Orari i vizitave
e Martë – e Shtunë 09.00 – 17.00
e Dielë 09.00 – 14.00
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel
Biletë për vizitorë vendas dhe të huaj 400 lekë
Biletë grup +12 300 lekë
Biletë e reduktuar -50% 200 lekë
Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 120 lekë
Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Kategoritë dhe çmimet e biletave online
- Biletë individi online 300 lekë
- Biletë Grupi +12 200 lekë
- Biletë Audio Guide 400 lekë
- Grupi Audio Guide 300 lekë
BLI BILETËN ONLINE KLIKO KËTU
Kohëzgjatja e vizitës
35 deri në 55 min.
Çfarë mund të vizitohet
Kompleksi muzeal me kishën, ikonostasin masiv prej druri i gdhendur në reliev të thellë e i veshur me patinë ari, amvonën, fronin etj.
Koleksioni prej 200 ikona dhe objekte liturgjikë të shek XIV deri në shek XX. “Shën Mëria”, “Prezantimi i Krishtit në tempull” dhe “Deizis” e realizuar nga Onufri, serine e ikonave te Nikollës, “Krishti Pantokrator” të Onufër Qiprioti, “shen Meria më shënjtore” te Johan Çetirit, ikonat “Strategu”, “Darka e fundit”, “Burimi jetëdhënës” etj të piktorëvë anonim etj si dhe lipsanet e shenjtorëve Gorazdi dhe Angjelari.
Info të tjera
Në muze funksionon guida didaktike në gjuhët shqip, anglisht dhe italisht funksionon guida QR code në gjuhet shqip, anglisht dhe italisht, funksionon guida në format A3 në 15 gjuhë,
Në muze nuk lejohent përdorimi i pijeve, nuk lejohen kafshët, nuk lejohet filmimi dhe fotografimi.
Në muze në shërbim të vizitorëvë funksionojnë tualete të mjaftueshme
Në muze nuk ka akses për persona me aftësi të kufizuar
Çmimet jane te vlefshme deri me 31 gusht!
- IncludedMuzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”
- Not IncludedBreakfastPersonal Guide5 Star AccommodationEntry FeesDeparture Taxes
TOUR LOCATION