Top
 

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

CultureTicketsAlbania.al / Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

700 lek per person

Brenda tij gjendet thesari i dinastisë së Marubëve, i cili përmbledh foto të bëra që nga themelimi i studios më 1856 dhe deri në vitin 1989. Arkivi i Fototekës është shumë i pasur dhe përmban rreth 500 mijë fotografi, të gjitha prej negativi, në xham dhe në rula film, të përmasave të ndryshme. Familja Marubi përcolli përmes fotografive periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si gjatë periudhës së perandorisë osmane, periudhës së Mbretit Zog dhe regjimit komunist. Pietro Marubi, themeluesi i arkivës Marubi lindi në Piacenza të Italisë më 1834 dhe i detyruar nga disa rrethana historike të kohës u zhvendos në Shkodër, ku iu përkushtua pasionit të tij për artin e fotografisë. Aktualisht, në fondin muzeor të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” ruhen edhe objekte muzeale, si aparate fotografike, llamba, blice të ndryshme, perdet e studios, karrige dhe sende të tjera të studios, ku ushtruan aktivitetin përfaqësuesit e familjes Marubi. Gjithashtu, ruhen edhe dokumente të rëndësishme rreth aktivitetit të fototekës.

Orari i vizitave

e Hënë  –  e Dielë              09.00 – 19.00

Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel

Biletë për individë                                           700 lekë

Biletë për grupe (mbi 12)                                500 lekë

Biletë e reduktuar                                            350 lekë

Biletë për familje                                              300 lekë

Biletë për studentët                                         200 lekë

Për fëmijët deri në 8 vjeç                                hyrja falas

Anëtarë ICOM                                                    hyrja falas

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

  • Biletë për individë                                           700 lekë
  • Biletë për grupe (mbi 12)                               500 lekë
  • Për fëmijët deri në 8 vjeç                               hyrja falas

 

BLI BILETËN ONLINE KLIKO KËTU

Kohëzgjatja e vizitës

Afërsisht 1 orë

Çfarë mund të vizitohet:

Koleksioni permanent është i ndërtuar me dhoma tematike kushtuar tre fotografëve të dinastisë Marubi: Pietro, Kel e Gegë Marubi. Në dhomat e secilit gjinden të ekspozuara objekte e dokumenta të vetë fotografit, shoqëruar me një përzgjedhje fotografike. Hapësira e ekspozitës së përkohshme ofron mundësi njohjeje me fotografët e tjerë të arkivës së Muzeut apo kontribute nga fotografë të rinj bashkëkohorë.

Info të tjera

Ka akses për personat me aftësi të kufizuara

Ka ashensor,

Ka tualete brenda në muze

Ka wi-fi

Lejohen fotografitë

Nuk lejohen karrocat e fëmijëve

Nuk ofron shërbim audio guidë

Nuk lejohet duhani (përveç oborrit të brendshëm)

Nuk lejohen pijet dhe ushqimet

Nuk lejohen kafshët

Për më tepër informacion klikoni në: http://www.marubi.gov.al/aspx/Home.aspx 

E Hënë – E Dielë 9:00 - 19:00
  • Included
    Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
  • Not Included
    Breakfast
    Personal Guide
    5 Star Accommodation
    Entry Fees
    Departure Taxes

TOUR LOCATION

WRITE A REVIEW

Overall
Site Review