Top
 

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” Krujë

CultureTicketsAlbania.al / Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” Krujë

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” Krujë

200 lek per person

Përurimi i muzeut është bërë më  1 nëntor 1982. Muzeu u ndërtua në Kalanë e Krujës, si kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikimi i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali, që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale dhe riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen pavijone të tilla si: pavijoni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavijone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Orari i vizitave

Sezoni veror (1 maj – 15 tetor)

e Hënë  –  e Dielë              09.00 – 18.00

Çmimet e biletave

Biletë individi vendas /i huaj                        200 lekë

Biletë e reduktuar                                           100 lekë

Biletë studenti                                                 60 lekë

Biletë per femije 0-8 vjec                             Hyrja falas

Kohëzgjatja e vizitës

Kohëzgjatja e perafërt e vizitës apo turit në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është rreth 40-50 minuta

Çfarë mund të vizitohet:

Muzeu ka trajtën e një memoriali, ku Historia ndërthuret me veprat e artit (afreske, skulptura, vitrazhe etj), objektet dhe dokumentacionin ndihmës.

Muzeu ka një linjë kronologjike, ku në sallën e parë ekspozohen objekte arkeologjike të periudhës së antikitetit dhe mesjetës së hershme dhe sallat e tjera flitet kryesisht për vitet 1405-1468, periudhë në të cilën jetoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Info të tjera

Parking (50 m largësi), Tualet, wi-fi, ashensor, foto –filmime (me leje), info Shqip-Anglisht, Guidë,

I përshtatshëm për fëmijë, Kënd Edukimi, Nuk lejohen kafshët.

Hënë – E Dielë 9:00 - 18:00
  • Departure Time
    9:00
  • Return Time
    18:00
  • Included
    Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” Krujë
  • Not Included
    Breakfast
    Personal Guide
    5 Star Accommodation
    Entry Fees
    Departure Taxes

TOUR LOCATION

WRITE A REVIEW

Overall
Site Review