Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” Krujë
Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982. Muzeu u ndërtua në Kalanë e Krujës, si kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikimi i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali, që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale dhe riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen pavijone të tilla si: pavijoni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavijone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.
Orari i vizitave
e Martë – e Shtunë 09.00 – 17.00
e Dielë 09.00 – 14.00
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel
Biletë individi vendas /i huaj 500 lekë
Biletë grup +12 400 lekë
Biletë e reduktuar -50% 250 lekë
Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 150 lekë
Biletë për femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Kategoritë dhe çmimet e biletave online
- Biletë individuale 400 lekë
- Biletë Grupi +12 300 lekë
BLI BILETËN ONLINE KLIKO KËTU
Kohëzgjatja e vizitës
Kohëzgjatja e perafërt e vizitës apo turit në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është rreth 40-50 minuta
Çfarë mund të vizitohet:
Muzeu ka trajtën e një memoriali, ku Historia ndërthuret me veprat e artit (afreske, skulptura, vitrazhe etj), objektet dhe dokumentacionin ndihmës.
Muzeu ka një linjë kronologjike, ku në sallën e parë ekspozohen objekte arkeologjike të periudhës së antikitetit dhe mesjetës së hershme dhe sallat e tjera flitet kryesisht për vitet 1405-1468, periudhë në të cilën jetoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Info të tjera
Parking (50 m largësi), Tualet, wi-fi, ashensor, foto –filmime (me leje), info Shqip-Anglisht, Guidë,
I përshtatshëm për fëmijë, Kënd Edukimi, Nuk lejohen kafshët.
Çmimet jane te vlefshme deri me 31 gusht!
- IncludedMuzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” Krujë
- Not IncludedBreakfastPersonal Guide5 Star AccommodationEntry FeesDeparture Taxes
TOUR LOCATION