Top
 

Muzeu Kombëtar Etnografik në Krujë

CultureTicketsAlbania.al / Muzeu Kombëtar Etnografik në Krujë

Muzeu Kombëtar Etnografik në Krujë

300 lek per person

Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muze është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së I-rë, unik në trevat Ballkanike. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. Nëpërmjet mjediseve të brendshme, si edhe objekteve të paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë e traditës së zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe i mënyrës së jetesës, duke filluar që 300 vjet përpara. Autenticiteti i objekteve të këtij muzeu si objektet prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi dhe qëndismat e ndryshme e bëjnë muzeun një nga destinacionet të rëndësishëm të promovimit të vlerave të trashëgimisë sonë kombëtare. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjeçare.

Orari i vizitave

Sezoni veror (1 maj – 15 tetor)

e Hënë  –  e Dielë              09.00 – 18.00

Çmimet e biletave

Biletë individi vendas /i huaj                        300 lekë

Biletë e reduktuar                                           150 lekë

Biletë studenti                                                 90 lekë

Biletë për fëmije 0-8 vjeç                             Hyrja falas

Kohëzgjatja e vizitës

Kohëzgjatja e perafërt e vizitës apo turit në Muzeun Kombëtar Etnografik të Krujës është rreth 30 – 40 minuta

Çfarë mund të vizitohet:

Si Muze Kombëtar Etnografik i Krujës është përshtatur një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Në katin e parë, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë. Fillohet me punimin në hekur dhe baltë si edhe shajak, kantina e verës e rakisë, punishtja e vajit etj.

Kati i dytë organizohet në 5-6 dhoma kryesore ku tregohet mënyra e jetesës vite më pare.

Info të tjera

Parking (50 m largësi), Tualet, foto –filmime (me leje), info Shqip-Anglisht, Touchscreeen për marrjen e informacionit, Guidë, I përshtatshëm për fëmijë, Nuk lejohen kafshët, Duhani, Pijet.

Hënë – E Dielë 9:00 - 18:00
  • Departure Time
    9:00
  • Return Time
    18:00
  • Included
    Muzeu Kombëtar Etnografik në Krujë
  • Not Included
    Breakfast
    Personal Guide
    5 Star Accommodation
    Entry Fees
    Departure Taxes

TOUR LOCATION

WRITE A REVIEW

Overall
Site Review