Top
 

Muzeu Historik Kombëtar

CultureTicketsAlbania.al / Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar

200 lek per person

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. U inaugurua më 28 Tetor 1981. Godina e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka një sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve: Pavijoni i Lashtësisë; Pavijoni i Mesjetës; Pavijoni i Rilindjes Kombëtare; Pavijoni i Pavarësisë; Pavijoni i Ikonave; Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare; Pavijoni i Terrorit Komunist; Pavijoni i Nënë Terezës. Muzeu Historik Kombëtar” synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare.

Orari i vizitave

e Hënë  –  e Dielë              09.00 – 19.00

Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel

Biletë për vizitorë vendas dhe të huaj                      200 lekë

Biletë e reduktuar                                                        100 lekë

Biletë për nxënës dhe studentë                                60 lekë

Biletë për femije 0-8vjeç                                            Hyrja falas

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

  • Biletë për vizitorë vendas dhe të huaj                      200 lekë
  • Biletë për femije 0-8vjeç                                            Hyrja falas

 

BLI BILETËN ONLINE KLIKO KËTU

Kohëzgjatja e vizitës

Kohëzgjatja mesatare e vizitës nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar zgjat 60-90 minuta. Ndërsa, një vizitë e detajuar zgjat mbi 2-2.5 orë.

Çfarë mund të vizitohet:

Pavijoni i Lashtësisë

Pavijoni i Mesjetës

Pavijoni i Rilindjes Kombëtare

Pavijoni i Pavarësisë

Pavijoni i Ikonave

Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Pavijoni i Terrorit Komunist

Pavijoni i Nënë Terezës

Info të tjera

Muzeu Historik Kombëtar nuk ofron audio-guidë, edhe pse e ka të nevojshme pasjen e audio guidës dhe vizitorët e kërkojnë vazhdimisht.

Në të gjitha ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ka tabela informuese dhe orientuese.

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ndalohet të konsumohen ushqime apo pije.

Ndalohet hyrja e kafshëve dhe mbajtja e çantave të mëdha.

Ndalohet fotografimi apo filmimi.

Për vizitorët në katin e parë të pavijoneve janë në dispozicion 5 tualete.

Ka rafte me dollapë për vizitorët ku mund të vendosin sendet personale dhe çantat.

Muzeu Historik Kombëtar ofron udhërrëfyes në disa gjuhë të huaja.

Muzeu Historik Kombëtar ofron një ambient mikpritës për të gjithë vizitorët, si të huaj ashtu edhe vendas. I gjithë personeli i muzeut është në dispozicion dhe në shërbim të vizitorëve, si gjatë sezonit turistik, ashtu edhe jashtë tij.

Për më tepër informacion klikoni në: http://www.mhk.gov.al/

  • Included
    Muzeu Historik Kombëtar
  • Not Included
    Breakfast
    Personal Guide
    5 Star Accommodation
    Entry Fees
    Departure Taxes

TOUR LOCATION

WRITE A REVIEW

Overall
Site Review