Top
 

Kalaja e Shkodrës

CultureTicketsAlbania.al / Kalaja e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës

200 lek per person

Kalaja e Shkodrës (Rozafa) është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës, e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese, të cilat zënë një sipërfaqe rreth 9 hektarë tokë. Sipërfaqja e brendshme e kalasë ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretë, i cili është më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës. Në muret dalës të tij, ka të dala drejtkëndëshe që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm, kullat janë më të dendura. Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohës veneciane. Oborri i dytë zë pjesën qendrore dhe më të madhe të kalasë, duke u ndarë nga oborri i parë me një mur tërthor pa kulla.

Është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, e cila është vlerësuar jo vetëm nga historianët e kohës por dhe nga udhëtarët e shumtë, si një /10 e rëndësishme jo vetëm për historinë që mbart, por dhe si një monument i rëndësishëm i promovimit të vlerave historike të një populli, i cili ka një histori të hershme.

Orari i vizitave

Sezoni veror (1 maj – 15 tetor)

e Hënë  –  e Dielë              09.00 – 18.00

Çmimet e biletave

Biletë për vizitorë vendas dhe të huaj                      200 lekë

Biletë e reduktuar                                                         100 lekë

Biletë për nxënës dhe studentë                                 60 lekë

Për fëmijët deri në 8 vjeç                                              hyrja falas

Kohëzgjatja e vizitës

Kohëzgjatja e vizitës 1 orë

Çfarë mund të vizitohet:

Gjatë turit vizitohen mure antike në hyrje, ndërtimet mesjetare të periudhës veneciane shek.XIV-XV, objekti i kultit, në origjinë Katedralja e qytetit në shek. XIII-XV, kthyer më vonë në xhami si dhe Kapiteneria, një godinë trekatëshe e periudhës veneciane që sot shërben si muze i Kështjellës, si dhe ndërtimet e periudhës osmane kryesisht të periudhës së Pashallëkut të Bushatllijve, shek. XVIII.

Info të tjera

Nisur nga vendndodhja dhe tipologjia e objektit “Kështjellë”, është i vështirë aksesi për persona me aftësi të kufizuar, pa praninë e një shoqëruesi.

Aktualisht nuk ka audio guidë, por siti ka panele me informacion, si dhe në hyrje shpërndahen fletëpalosje në dy gjuhë shqip dhe anglisht.

Në sit ka shërbim bar-kafe, ku lejohen pijet për vizitorët mbi 18 vjeç dhe banjo brenda këtij objekti. Lejohen kafshë, gjithmonë të shoqëruara, meqenëse kemi të bëjmë me një sit të hapur në natyrë.

Lejohen foto, shërbime të dedikuara fotografike, regjistrime, filmime, videoklipe, vetëm me leje nga Ministria e Kulturës.

Në hyrje të sitit, aty ky pritet dhe bileta e hyrjes ka parking të kufizuar vetëm për makina të vogla.

Vendqëndrimi i autobuzëve është rreth 300 m nga hyrja, dhe nga kjo /10 deri lart mund të përshkohet lehtësisht edhe në këmbë, pasi rruga është e kalldrëmtë dhe me pjerrësi të butë.

E Hënë – E Dielë 9:00 - 19:00
  • Departure Time
    9:00
  • Return Time
    19:00
  • Included
    Kalaja e Shkodrës
  • Not Included
    Breakfast
    Personal Guide
    5 Star Accommodation
    Entry Fees
    Departure Taxes

TOUR LOCATION

WRITE A REVIEW

Overall
Site Review