Top
 

Kalaja e Beratit

CultureTicketsAlbania.al / Kalaja e Beratit

Kalaja e Beratit

100 lek per person

Konsideruar si qyteti i “Një mbi një dritareve”, qyteti 2400-vjeçar i Beratit është dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike të rajonit të Europës Juglindore. Një nga monumentet më të bukur, më madhështor dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. E ngritur në një kodër 187 m të lartë, në të majtë të grykës së Lumit Osum, fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një /10 strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborri të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, buçesh dhe shtëpi banimi, të cilat përbëjnë lagjen e quajtur “Kala”.

Orari i vizitave

e Hënë  –  e Dielë              09.00 – 18.00

Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel

Biletë për turistët vendas dhe të huaj                                      100 lekë

Biletë e reduktuar                                                                         50 lekë

Biletë për student                                                                         30 lekë

Biletë femije 0-8 vjeç                                                                   Hyrja falas

Kategoritë dhe çmimet e biletave online

  • Biletë për turistët vendas dhe të huaj                                      100 lekë
  • Biletë femije 0-8 vjeç                                                                   Hyrja falas

 

BLI BILETËN ONLINE KLIKO KËTU

Kohëzgjatja e vizitës

Përafërsisht vizita në Kala zgjat rreth 2 orë, kohë e mjaftueshme për të parë të gjitha atraksionet që ofrohen.

Çfarë mund të vizitohet:

Muret e Kalasë,

Porta hyrëse,

Muzeu Onufri

Kisha e Shën Mari Vllahernës,

Kisha e Shën Triadhës,

Rrënojat e Xhamisë së Bardhë dhe të Kuqe,

Akropoli etj.

Info të tjera

Kalaja nuk ofron kushte lehtësuese për personat me aftësi të kufizuar, nuk ka audio guide, lejohen kafshët, ushqimet apo pije të ndryshme.

E Hënë – E Dielë 9:00 - 19:00
  • Departure Time
    9:00
  • Return Time
    19:00
  • Included
    Kalaja e Beratit
  • Not Included
    Breakfast
    Personal Guide
    5 Star Accommodation
    Entry Fees
    Departure Taxes

TOUR LOCATION

WRITE A REVIEW

Overall
Site Review