Kalaja e Beratit
Konsideruar si qyteti i “Një mbi një dritareve”, qyteti 2400-vjeçar i Beratit është dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike të rajonit të Europës Juglindore. Një nga monumentet më të bukur, më madhështor dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. E ngritur në një kodër 187 m të lartë, në të majtë të grykës së Lumit Osum, fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një /10 strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborri të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, buçesh dhe shtëpi banimi, të cilat përbëjnë lagjen e quajtur “Kala”.
Orari i vizitave
e Martë – e Shtunë 09.00 – 16.00
e Dielë 09.00 – 14:00
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel
Biletë për turistët vendas dhe të huaj 300 lekë
Biletë grup +12 200 lekë
Biletë e reduktuar -50% 150 lekë
Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 90 lekë
Biletë femijë 0-12 vjeç Hyrja falas
Kategoritë dhe çmimet e biletave online
- Biletë individuale 200 lekë
- Biletë grup +12 100 lekë
Kohëzgjatja e vizitës
Përafërsisht vizita në Kala zgjat rreth 2 orë, kohë e mjaftueshme për të parë të gjitha atraksionet që ofrohen.
Çfarë mund të vizitohet:
Muret e Kalasë,
Porta hyrëse,
Muzeu Onufri
Kisha e Shën Mari Vllahernës,
Kisha e Shën Triadhës,
Rrënojat e Xhamisë së Bardhë dhe të Kuqe,
Akropoli etj.
Info të tjera
Kalaja nuk ofron kushte lehtësuese për personat me aftësi të kufizuar, nuk ka audio guide, lejohen kafshët, ushqimet apo pije të ndryshme.
Çmimet jane te vlefshme deri në 31 gusht!
- IncludedKalaja e Beratit
- Not IncludedBreakfastPersonal Guide5 Star AccommodationEntry FeesDeparture Taxes
TOUR LOCATION