Top

Politikat e Biletës

POLTIKA E BILETES; informacioni mbi këtë proces do të vlerësohet nga DPZHK pasi është pjese e zbatimit të kuadrit ligjor në Shqipëri.

  • Në zbatim të ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” formati dhe çmimi i biletës përcaktohet nga Ministri i Kulturës.
  • Ministri i Kulturës inicion  politika sociale lidhur me kategori të caktuara shoqërore (grup dhe familje).
  • Çmimet e reduktuara dhe kategoritë që përfitojnë nga këto reduktime janë të përcaktuar me VKM.
  • Bileta është e vlefshme vetëm për sitin përkatës dhe e vlefshme 24 orë.  

TERMAT DHE KUSHTET e përdorimit të biletarisë online aplikohen për qasjen dhe përdorimin e këtij sistemi online dhe shërbimeve të parashikuara nga “CultureTicketsAlbania”. Me aksesin në këtë faqe web-i dhe/ose përdorimin e saj, ju jeni dakord me kushtet dhe termat e saj, pa kufizim ose ndryshim. Kushtet e mëposhtme do të përbëjnë një marrëveshje jurdidike midis jush dhe “CultureTicketsAlbania”. Në qofte se ju nuk jeni dakord me kushtet dhe termat e mëposhtme, lutemi mos aksesoni ose përdorni shërbimet online të faqes së web-it “CultureTicketsAlbania”.

  • Në mënyrë që të përdorni shërbimet e “CultureTicketsAlbania” ju duhet të jeni mbi 18 vjeç. Nëse jeni nën 18 vjeç ju duhet të përdorni shërbimet e “CultureTicketsAlbania”, nën supervizimin dhe/ose kujdesin e përfaqësuesit ligjor ose një familjari tuaj madhor.
  • Informacioni, materialet, funksionet dhe përmbajtjet e dhëna në këtë faqet web-i, mund të ndryshohen kohë pas kohe, me ose pa paralajmërim në “CultureTicketsAlbania”. Qasja juaj e vazhdueshme ose përdorimi i biletave online dhe/ose shërbimeve të ofruara këtu pas një ndryshimi të tillë do të konsiderohet si pranimi juaj i këtyre ndryshimeve.
  • Ju jeni dakord që të jepni detaje të vërteta, të sakta dhe të plota për informacionin e kërkuar.
  • Ju nuk duhet të përdorni të dhënat e ndonjë personi tjetër, duke përdorur emrin, adresën, informacionin e kartës së kreditit, adresën e e-mailit të tij, për çfarëdo arsye, pa pëlqimin paraprak të personit.
  • Pagesa e bërë nuk do të thotë se transaksioni juaj është pranuar. Ne do ju dërgojmë konfirmim përmes postës elektronike pas verifikimit të dhënave.
  • Bileta online duhet të blihet të paktën 24 orë para datës së vizitës në sitet e trashëgiminë kulturore.
  • Biletat janë individuale, nuk mund të shkëmbehen me para, dhe përdoren vetëm 1(një) herë.
  • Është përgjegjësi e atij që viziton faqen e web-it, për të kontrolluar përpara blerjes së biletës se informacioni dhënë është i saktë. Nëse jepet informacion i pasaktë, mund të rezultojë në pagesa shtesë ose anulim të biletës.
  • “CultureTicketsAlbania”, rezervon të drejtën për të mos kryer asnjë transaksion online nëse ka arsye për të besuar se transaksioni është jo i vërtetë, ose i pasaktë, ose i paplotë.
  • “CultureTicketsAlbania”, rezervon të drejtën për të ndërprerë ose pezulluar aksesin tuaj, në çdo kohë për shkelje të kushteve dhe termave.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË

  • Mbrojtja e të dhënave personale është një shqetësim i rëndësishëm për “CultureTicketsAlbania”, dhe ne garantojmë mbrojtjen e tyre sipas legjislacionit në  fuqi. Duke përdorur këtë faqe web, ju pranoni dhe jepni pëlqimin për mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj personal në përputhje me politikën e privatësisë.
  • Numri i telefonit: 042271324 & 042222508
  • Email: info@kultura.gov.al