
Parku Arkeologjik i Apollonisë, një destinacion i ri në rritje
Parku Kombëtar Arkeologjik i Apollonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, i cili këtë sezon turistik po tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas e turistë të huaj. Rihapja e muzeut arkeologjik, përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimit në parkun kombëtar të Apollonisë janë disa nga faktorët që kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve. Por dhe peizazhi magjepsës, objektet dhe monumentet e shumta që mbart, vula e zhvillimit të antikitetit, e bëjnë qytetin antik që të jetë në vëmendje të vizitorëve. Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit.
Komentet nuk lejohen momentalisht.